Denoncimi i PD: Nikolla po mbledh të dhënat personale të prindërve, do përdoren për zgjedhjet

0
572

 

Partia Demokratike denoncoi sot një urdhër të Ministrisë së Arsimit që të gjithë nxënësit të plotësojnë të dhënat personale të prindërve, informacione që sipas tyre do të përdoren për zgjedhjet e ardhshme. Përmes një deklarate nga selia blu, deputetja e PD-së Albana Vokshi tha se formulari i shpërndarë me urdhër të Lindita Nikollës nëpër shkolla është antikushtetues dhe se kundër ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale. Mes të tjerash PD i bëri thirrje qytetarëve që mos të bien pre e këtyre provokimeve pasi të dhënat e tyre do të përdoren për shantazhe dhe blerje vote.

“Mësuesve u është kërkuar nga ministrja e arsimit që të marrin sa më shpejt të gjitha të dhënat personale të prindërve për të plotësuar formularin e shpërndarë nga kryeministria; kartën e identiteti, e-mailet, të dhënat personale të të dy prindërve. Prindërit duhet të plotësojnë sipas urdhrit të paligjshme, të dalë nga zyra e Kryeministrisë dhe projekti është mbajtur i fshehtë. Ne dyshojmë se ato të dhëna do të përdoren në zgjedhje. Që mbrëmë PD e denoncoi këtë akt antikushtetues pasi u njoh me shqetësimi e prindërve. PD verifikimi se në e-mailin e MAS, që brenda datës 10 maj formulari të jetë i plotësuar sipas udhëzimit Urdhri i Ramës dhe Nikollës shkel haptas kushtetutën dhe ligjin për të dhënat personale.”, tha Vokshi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here