Deputeti i PD: Tahiri u kthye në Kuvend mos t’i digjej mandati

0
495

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, akuzon qeverinë Rama për kapje të sistemit të drejtësisë. Sipas tij, mbrojtja e Saimir Tahirit gjatë këtyre 6 muajve, u bë me qëllim për t’i dhënë kohë për të pastruar provat.

 

 

Deputeti Alibeaj tha se dorëzimi i mandatit të deputetit të Tahirit, erdhi pas kryeministrit Rama iu kërkua në Gjermani hetimi i këtij rasti.

Sipas deputetit demokrat, dy-tre javët e fundit, Tahiri u rikthye në Kuvend me qëllim që mos t’i digjej mandati, por pavarësisht përpjekjeve, ai u detyrua ta dorëzojë atë.

“U shkatërruan të gjitha provat për Tahirin, pasi u kap prokuroria. Ekstraduan Nazer Seitin. Dhe tani vjen dorëheqja. Gjatë vizitës në Gjermani, Ramës i kërkuan që Tahiri t’i nënshtrohej drejtësisë. Kujtojmë që pak ditë më parë, Tahiri nxitoi që të kapte mandatin mos i humbte. Ndërsa tani pas shantazheve, e dorëzoi. Kjo është një seri e vogël e një telenovele të pështirë për të kaluar lumin e radhës”, u shpreh Alibeaj.

Më tej, deputeti demokrat u ndal edhe tek komisioni hetimor për çështjen “Tahiri”.

“Komisioni ka për qëllim sjelljen e qeverisë rreth fenomenit të trafikimit të drogës. Nuk është vetëm për Tahirin. Në fakt ai meriton të quhet Komisioni Rama, pasi kanabizimi ishte projekti politik i Ramës”, tha deputeti Alibeaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here