Saturday, May 18, 2024
Home Kronika Droga me avion nga Shqipëria, zbardhen emrat e shqiptarëve të arrestuar në...

Droga me avion nga Shqipëria, zbardhen emrat e shqiptarëve të arrestuar në Itali

0
690

 

Operacioni “Free Light” u ekzekutua nga Policia Italiane në gusht të vitit 2015.

Hetimet zbardhën se avioni me drogë ishte ngritur nga komuna Poggio Berni në Itali drejt Shqipërisë. Pas ngarkimit me drogë avioni ishte kthyer në Itali duke u ulur në një pistë në komunën e Ostunit në Brindizi.

Policia italiane ka arrestuar në flagrancë pilotin e avionit shqiptarin Vilson Lamaj, i konsideruar kreu i kësaj organizate trafikantësh si dhe shoferin italian të një furgoni i cili po priste ngarkesën me drogë pranë pistës së uljes së avionit.

Në avion u sekeustruan rreth 130 kg marijuanë.

Lënda narkotike trafikohej në teritorin e rajonit të Romanjës.

Në pranga policia italiane ka vënë dy vëllezërit e Vilson Lamaj, kreut të kësaj organziate trafikantësh , Artjon e Kleo Lamaj si dhe tre kushërinjt e tyre Elizer Ahmetaj , Xhesian Ahmetaj e Arshi Ahmetaj.

Hetimet e operacionit Free Light kanë nisur në mars të vitit 2015 pas arrestimit të një korrieri shqiptar i cili transportonte me automjetin e tij të rreth 50 kg marijuanë.

Operacioni Free Light ka çuar gjatë hetimeve të tij,  sekuestrimin e rreth 300 kg marijuanë, 50 gramë kokainë si dhe të 2 plantacioneve me bimë kanabis të mbjella nga kjo organizatë kriminale në komunën Poggio Berni në provincën e Riminit.

Operacioni Free Light ka vënë në hetim të lirë dhe 5 shtetas të tjerë shqiptarë.

Hetimet kanë zbardhur gjithashtu se qëllimi i afët i këtij grupi kriminal ishte blerja e një avioni më të madh për trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë.

Ora News sjell disa nga informacionet e operacionit të kapjes së avionit me drogë mbi të cilin policia italiane ka informuar sot zhvillime të reja në hetimet e tij.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here