Kryemadhi bën deklaratën e fortë: Saimir Tahiri do të dënohet me arrest shtëpie

0
598

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, të enjten, është shprehur se ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të dënohet me arrest shtëpie.

Kryemadhi u shpreh për emisionin ‘Opinion’, se kjo do jetë prova më e madhe që maxhoranca i ka shërbyer krimit të organizuar.

“Tashmë që Rama mbylli të gjitha deal-et e tij me prokurorinë dhe gjykatat, mendon që bërja për disa orë kurban e Saimir Tahirit, gjë e cila mund të finalizohet me një arrest shtëpie, do jetë prova më e rëndë që implikon jo vetëm prokurorinë, por edhe gjykatat e shqiptare në implikimin e tyre dhe në angazhimin e tyre për t’i shërbyer me devotshmëri krimit të organizuar”, tha Kryemadhi.

Kujtojmë se paraditen e sotme Saimir Tahiri dorëzoi mandatin e deputetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here