Kryemadhi: Tahiri apologji false dhe lot krokodili, pjesë e komedisë që Rama inskenon

0
466

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, thotë se nuk do të ketë drejtësi për Saimir Tahiri, duke shtuar se nëse ish-ministri i Brendshëm do të kishte ndjerë një fije përgjegjësie duhet të kërkonte ndjesë për të gjithë të rinjtë që janë përdorues të drogave të forta.

Kryemadhi: “Të gjithë kanë muaj që presin drejtësi për çështjen Tahiri. Drejtësia ka munguar në krye të herës dhe nuk ka njeri në Shqipëri që t’i besojë Edi Ramës dhe të urdhërojë prokurorinë që varet prej tij që ta hetojë si një nga bashkëpunëtorët. Asnjë fjalë të sinqertë nuk ka pasur në apologjinë false të ish-ministrit të Brendshëm, madje edhe lotët e tij, tashmë duken si lot krokodili, janë pjesë e tragjedi-komedisë së Edi Ramës, i cili i inskenon për bashkëpunëtorët e tij. 

Nëse Saimir Tahiri do të kishte ndjerë qoftë edhe një fije përgjegjësie për lumin e drogës që e zhyti Shqipërinë, të paktën duhet të kërkonte ndjesë jo vetëm për shqiptarët, por për ata të rinj që sot janë peng i përdorimit të drogave të forta. Ai duhet të tregonte dinjitet dhe të përballej me të vërtetën dhe jo të shantazhonte Edi Ramën me gjuhën e mafiozëve. 

Ky është një moment i rëndësishëm për LSI dhe opozitës, pasi ndodhemi përballë një qeverie jo vetëm të diskretituar edhe ndërkombëtarisht, por edhe për faktin që qytetarët shqiptarë presin nga opozita një aksion të vërtetë politik për të shpëtuar vendin”. 

Deklaratat e tij u bënë gjatë mbledhjes së Këshillit Drejtues të LSI-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here