Manjani: Prokuroria e Krimeve të Rënda të hetojë personat që ekstraduan Nazer Seitin

0
611

Ish ministri i drejtësisë Ylli Manjani ka kërkuar nëpërmjet një shënimi në rrjetet sociale nga Prokuroria e Krimeve të rënda që të nisë urgjent një hetim për përsonta që lajuna ekstradimin e paligjshem sipas tij të Nazer Seitit.

E ftoj Prokurorinë e Krimeve të Rënda të ngrihet në lartësinë e detyrës dhe të marrë në përgjegjësi penale të gjithë ata që ekstraduan personin kyç, në shkelje të hapur të ligjit! Të mos kursehet as kur është fjala për Ministër apo Prokurorë në detyrë!, shkruan ish ministri i Drejtesisë

Ja shënimi i plotë i Manjanit në Facebook:

Tani prokuroria e Krimeve të Rënda duhet të vendosë në akuzë zyrtarët përgjegjës të ekstradimit skandaloz, haptazi të paligjshëm të Nezar Seitit.

Nuk ka pse të “kursejë” as Ministren e Drejtësisë e as Prokuroren e Përgjithshme të përkohshme!

Një ditë kjo përgjegjësi do ushtrohet, por Shqipëria ka sot nevojë për të!

E ftoj Prokurorinë e Krimeve të Rënda të ngrihet në lartësinë e detyrës dhe të marrë në përgjegjësi penale të gjithë ata që ekstraduan personin kyç, në shkelje të hapur të ligjit!

Të mos kursehet as kur është fjala për Ministër apo Prokurorë në detyrë!

Kjo është e domosdoshme nëse duam drejtësi të besueshme!

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here