Alibeaj:Saimir Tahiri vazhdon të jetë i lirë, edhe pas dorëzimit të mandatit

0
592

Deputeti i PD Enkelejd Alibeaj, i shqetësuar ka dalë në një deklaratë nga selia blu për faktin që Saimir Tahiri vazhdon të jetë i lirë, edhe pas dorëzimit të mandatit si deputet.

Alibeaj sulmon Ramën ndërsa hedh poshtë edhe vettingun duke e cilësuar si show.

“Vettingu është një show, njësoj si dorëheqja e Saimir Tahirit për t’i hedhur hi syve shqiptarëve dhe partnerëve ndërkombëtare. Por ajo që mbetet përtej fasadës është se Shqipëria qeveriset nga një bandë që kontrollon drejtësinë dhe çdo pushtet tjetër, nga një kryeminister, lidhjet e të cilit me krimin janë pengesë për Shqipërinë europiane,” tha Alibeaj.

DEKLARATA E PLOTË:

Dy ditë pasi Tahiri, me marrëveshje me Ramën hoqi dorë nga nga mandati i deputetit ai vazhdon të jetë i lirë.

Pak orë pas këtij episodi të serialit kriminal qe Rama, gjatë gjithë qeverisjes së tij po luan më Shqipërinë, shqiptarët dhe ndërkombëtarët, nuk është aspak i gëzuar për suksesin e mashtrimit dhe hirit në sy që kërkon t’i hedhë botës mbarë.

Si Ponc Pilati kërkoi që tashmë të hiqte nga kurrizi barrën e rëndë të njollës së zezë që i ka vënë vendit dhe të ardhmes së tij.

E në fakt ka 6  muaj që ethet e kanë zënë. Ka 6 muaj që, tamam në një mërrëdhnënie mes mafiozësh, kur ai lëshon ST dhe ST kërcënon ER se do ta tërheqë zvarrë atë ne ferr nëse e lëshon, bërin gjithcka për të shpëtuar lëkurën e vet.

Nuk ia dorëzoi drejtësisë, 6 muaj më parë, duke iu bërë barrikadë me imunitetin.

Në këto 6 muaj,  Edi Rama shkatërroi reformën e drejtësisë, duke e rrëmbyer si një kriminel i vërtetë, Prokurorin e Pergjithshëm dhe duke e vendosur nën këmbë Drejtësinë.

Në këto 6 muaj, nuk ia dorëzoi drejtësisë Saimir Tahirin, më justifikimin se nuk kishte prova dhe ndërkohë shkatërroi çdo provë që do të inkriminonte ministrin e tij të preferuar dhe atë vet.

E në fakt si Ponc Pilati, nuk lan dot duart nga këto 4 vjet të kanabizimit të Shqipërisë, të kthimit të saj në Far Ëest-in kriminalitetit shqiptar sado të përpiqet që me skenarë filmash të mashtrojë shqiptarët dhe mbarë botën.

E ndërsa teatri mes regjisor ER dhe aktor ST vazhdon të shfaqet në media, ministri i Brendshëm aktual, Agron Xhafaj po vë në zbatim një plan po kaq kriminal sa kanabizimi i Shqipërisë.

Ministri gënjen duke bërë fushata nëpër rrethe duke lajmëruar nxjerrjen e Shqipërisë nga harta e drogës, por nuk sheh dhe dëgjon lajmet për tonelatat e drogës Made in Albania në brigjet italiane apo greke.

Agron Xhafaj thote se suksesi i qeverisë është lufta e policisë kundër kanabisit, por çdo shqiptar e di se në Shqipëri nuk pati asnjë operacion për ndalimin e kultivimit të kanabisit.

Pati vetem urdher te kryeministrit për krimin e organizuar që te ndalojnë mbjelljen, i njëjtë me vullnetin që i lejoi ta shndërrijnë Shqipërinë në Kanabistan!

Ministri i Brendshëm Agron Xhafaj, me propagandë komuniste, bërtet e përbetohet se bandave të krimit u ka hyrë tmerri, por nga ana tjetër mafiozët e lidhur me politikën mbretërojnë madje shfaqen me kostumin e politikanit apo kryebashkiakut në krah të tij.

Vettingu në polici nuk e zgjidh problemin, sepse, siç thotë fjala e urtë “peshku qelbet nga koka” dhe kokat e medha të qeverisë janë në dijeni te trafikut të drogës të bërë nga familjaret e tyre.

Vettingu në polici do të jetë i paplotë përsa kohë ministri i Brendshëm, Agron Xhafaj dhe kryeminsitri Olsi Rama refuzojnë të bëjnë vettingun e tyre.

Vettingu është një shoë, njësoj si dorëheqja e Saimir Tahirit për t’i hedhur hi syve shqiptarëve dhe partnerëve ndërkombëtare. Por ajo që mbetet përtej fasadës është se Shqipëria qeveriset nga një bandë që kontrollon drejtësinë dhe çdo pushtet tjetër, nga një kryeminister, lidhjet e të cilit me krimin janë pengesë për Shqipërinë europiane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here