Berisha: Taulant Balla u përfshi në aksident, po rregullon letrat të dalë i pafajshëm. Balla: Shpifje e ulët!

0
704

Gjatë ditës së sotme në media u publikuan disa foto, ku shfaqej deputeti i PS, Taulant Balla duke i dhënë ndihmën e parë një kalimtari që e kishte përplasur makina në Elbasan.

Por ish- kryeministri, Sali Berisha ka dhënë një version të ri të ngjarjes. Përmes një statusi në Facebook, duke iu referuar qyetarit dixhital, Berisha thotë se Balla është përfshirë vetë në aksident dhe po rregullon letrat të dalë i pafajshëm.

Statusi i plotë: 
Taulant Balla aksidenton qytetarin!
Çunat e krimit po bejne gjithçka te fshijne krimin! sb
“Pershendetje doktorr …
Para pak minutash deputeti taulant balla eshte perfshire ne nje aksident rrugor ne unazen e elbasanit.te gjith zagaret e ketij pushteti nuk u interesuan per te plagosurin por po turren me vrap per te rregulluar cdo dokument qe zotnia balla te dali i pafajshem,mediat mashtrojne publikun sikur Balla ndihmon viktimen e tjetrit turp,turp.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here