Duka: Rama i fiton zgjedhjet ashtu si Reali ndeshjen e fundit, duke vjedhur

0
573

Partia Agrare Ambientaliste ka zhvilluar sot një takim me strukturat e kësaj force politike në Kukës. Kreu Agron Duka tha se ka nisur organizimi për zgjedhjet lokale të 2019-s dhe kërkoi angazhim maksimal për rritjen e Partisë Agrare Ambientaliste.

Duka u shpreh se PAA është një alternativë ndryshe ndaj partive tradicionale. Në këtë takim u kërkua angazhim maksimal që në zgjedhjet e ardhshme lokale të rritet rezultati i pjesëmarrjes në këshillat bashkiak.

Duka foli për mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohëshme, por nënvizoi rrezikun që vjen nga përsëritja e fenomenit të shit-blerjes së votës të praktikuar nga mazhoranca.

Duka gjithashtu ironizoi edhe krahasimin e Ramës me Real Madridin dhe të opozitës me Vaqarrin.

“Arroganca e tij është e tillë sa që krahasohet me Realin, por e vetmja gjë që i bashkon është mënyra sesi ai fitoi zgjedhjet dhe Reali ndeshjen me Bayerin, duke vjedhur”– tha Duka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here