Fermerët e Myzeqesë në protestë, hedhin prodhimet në rrugë

0
701

Fermerët e 16 fshatrave të Lushnjes kanë zhvilluar një protestë paqësore  duke hedhur në mënyrë demonstrative lakrat në rrugë.Ata kanë bllokuar kryqëzimin e rrugës nacionale Lushnjë-Berat, ku edhe kanë ngritur një sërë shqetësimesh siç janë mungesa e tregut, përfitimi i ulët nga subvencionet si dhe infrastruktura e shkatërruar.

Fermerët e Myzeqesë kanë protestuar në kryqëzimin e rrugës nacionale Lushnje- Berat për problematikat me të cilat përballen çdo ditë, duke hedhur në rrugë lakrat.

Protestuesit, banorë të 16 fshtrave kanë ngritur si shqetësim infrastrukturën e dobët si dhe mungesën e tregut për prodhimet bujqësore.

Fermeri: Nuk ka treg, nuk u shit asnjë kilogram.Ajo që u shit, u shit 30 lekë të vjetra kosto.

Fermeri: As rrugë, as kanale, asgjë. Erdhën dhe bënë një kanal 1 km të gjatë, e kanë lënë për 100 metra.

Fermerët u ankuan edhe për kriteret e vendosura për subvencione.Nga 579 fermerë që aplikuan në këtë zonë, vetëm 350 u shpallën përfitues.

Fermeri: Subvencionimet që japin këta, vendosin ca kritere që as një fermer nuk i plotëson dot.

Kjo protestë u mbështet edhe nga deputetë të Partisë Demokratike. Myslim Murrizi kërkoi më shumë lehtësira për fermerët.

Murrizi: Një kuintal lakra është 3000 lekë të vjetra, preshi është kalbur dhe përmbysur në parcelë. Nga çfarë u premtua që në 2013 dhe 2017, subvensione në bujqësi, heqja e TVSH-së për imputet bujqësore, heqja e TVSH-së për naftën, plehrat, absolutisht asgjë veç taksa të larta.

Fermerët e Myzeqesë kanë paralajmëruar se do të zhvillojnë të tjera protesta për të sensibilizuar qeverinë për problemet me të cilat po përballet bujqësia shqiptare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here