Friday, May 24, 2024
Home Politikë PD ligj në Kuvend për ndalimin e portretit të Enver Hoxhes

PD ligj në Kuvend për ndalimin e portretit të Enver Hoxhes

0
730

PD është e angazhuar të çojë në Parlament një ligj për ndalimin e simboleve të komunizmit, tha kreu i opozitës Lulzim Basha në nderimet e tij para monumentit Nënë Shqipëri.

Deklarata u bë pasi gazetarët kërkuan një koment lidhur me sulmin fizik mes simpatizantëve të PD dhe nostalgjikëve të komunizmit

Lulzim Basha: Partia Demokratike është e angazhuar të çojë në Parlament ligjin për ndalimin e  simboleve të komunizmit, dekomunistizimin e Shqipërisë, nderimin e plotë për heronjtë që dhanë jetën për një Shqipëri të lirë dhe  demokratike por nga ana tjetër për të bërë të qartë se kurrë më nuk do të pranojmë rikthimin e të shkuarës së  përgjakshme dhe të dhimbshme për të cilën shqiptarët kanë paguar çmimin  më të shtrenjtë në Europë.  Dhe kjo do të nisë me ndalimin e simboleve të komunizmit dhe portretit të gjakatarit Enver Hoxha.”

Basha bëri homazhe në varrezat e Dëshmorëve dhe memorialin e Përkujtimit të Viktimave të Komunizmit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here