Plagoset biznesmeni i ndertimit, Xh. Vataksi u qellua me plumb ne kembe, autor i dyshuar A.L

0
1261

 

Një biznesmen ndërtimi mbeti i plagosur me armë zjarri në qytetin e Shkodres, mesditën e së shtunës. Ngjarja u regjistrua rreth orës 12.30 minuta në fshatin Darragjat, aty ku ndahet kufiri mes njësisë administrative Berdicë dhe Dajç, ndërsa i plagosur sipas policisë mbeti shtetasi Xhevat Vataksi 60 vjeç. Ai u dërgua me urgjencë me spitalin rajonal të Shkodres, ku i është nënshtruar një operacioni në këmbë, aty ku edhe u godit nga plumbi. Fatmirësisht sipas bluzave të bardha, 60 vjeçari ndodhet jashtë rreziku për jetën.

Shërbimet e policisë të mbërritura në vendngjarje nisën menjëherë hetimet për rastin në fjalë, ku pasi rrethuan zonën, bënë të mundur identifikimin e autorit, që rezulton të jetë 43 vjeçari me inicialet A.L banues në Berdicë. Nga grupi hetimor mësohet se mes dy shtetasve ka patur një konflikt të çastit, që ka degjeneruar në përdorimin e armës. Autori i dyshuar është shpallur në kërkim dhe po punohet nga ana e uniformave blu për arrestimin e tij. Në vendngjarje grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Shkodër po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ku në pyetje po merren dëshmitarë, si dhe të afërm të këtyre shtetasve.

Gjithashtu në pyetje do të merret edhe vetë biznesmeni Vataksi, i cili do të japë versionin e tij për ngjarjen. Plagosja ka ndodhur në një moment ku në zonën Shkoder – Velipojë forca të shumta policie patrullonin rrugën, pasi në pikën turistike një pjesë e ministrave të kabinetit qeveritar janë me aktivitete politike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here