Dallimi në mes të urisë dhe dëshirës për ushqim gjithsesi ekziston, urinë e ndiejmë kur ushqimi është me të vërtetë i nevojshëm për organizëm e funksionim, ndërsa vetë dëshira lidhet me ushqime të pasura me sheqer, kripëra, acide trans-yndyrore, kafeinë ose alkool. Ka arsye se pse e ndiejmë dëshirën për ushqim jo të shëndetshëm.

Problemi me zorrët

Në zorrë ekzistojnë baktere të dobishme dhe të dëmshme, ndërsa shëndeti qëndron në ruajtjen e ekuilibrit midis tyre. Çdo çekuilibër është rezultat i një jetese jo të shëndetshme, përdorimit të tepruar të ilaçeve dhe stresit, kur numri i baktereve të këqija e tejkalon numrin e baktereve të dobishme, transmeton Koha.net. Bakteret e këqija kërkojnë sheqer, toksina dhe inflamacion për mbijetesën e tyre dhe kjo është ajo që trupi i njeriut e dëshiron në këto situata. Nëse nuk i ushqejmë ato baktere, ato vdesin.

Stresi emocional

Ushqimin e shpejtë dhe të pashëndetshëm e hamë kur jemi emocionalisht të shqetësuar, ndërsa shumica e kompanive të përfshira në prodhimin dhe shitjen e ushqimit e shfrytëzojnë këtë dhe ofrojnë “ushqim për ngushëllim”. Kur jemi të stresuar, niveli i serotoninës, hormonit të lumturisë, është në nivelin më të ulët. Ne njerëzit nuk mund të qëndrojmë gjatë të palumtur, kështu që mbështetemi në mënyrën më të shpejtë të ngushëllimit. Kjo mënyrë është kryesisht ushqimi, i cili e përmirëson disponimin tonë, por pas kësaj pason një rënie edhe më e shpejtë e disponimit dhe jemi edhe më nervozë dhe të palumtur.

Sheqeri dhe kripa e tepërt

Ushqimi i pasur me sheqer, përfshirë ëmbëltuesit artificialë, si dhe ai i pasur me kripë, krijojnë varësi tek njerëzit. Shumica e këtyre ushqimeve nuk kanë vlera ushqyese, por përmbajnë kalori të zbrazëta. Kur vazhdimisht konsumojmë ushqime të tilla, ne humbim energji dhe ushqyes që janë të nevojshëm për qelizat e organizmit tonë. Rezultat i kësaj është një dëshirë e madhe për ushqime jo të shëndetshme ndërsa zgjidhja është ta largojmë varësinë e trupit nga kjo. Largoni miellin, kripën dhe sheqerin e përpunuar për shtatë deri në dhjetë ditë, dëshira për to do të zhduket.

Mungesa e ujit

Shumë prej nesh nuk pimë ujë sa duhet në ditë, kështu që shpesh ndjenjën e etjes e ngatërrojmë me ndjenjën e urisë, përcjell Koha.net. Sa herë që ndjeni dëshirë të fortë për ushqim, pini ujë. Nëse dëshira largohet, kjo do të thotë se keni qenë të dehidratuar.

Mungesa e gjumit

Gjumi i pamjaftueshëm gjatë natës rezulton në një mungesë të energjisë, disponim të keq, të menduar të paqartë dhe trup të pashëndetshëm. Mundohuni të bëni gjumë të mjaftueshëm që të keni energji gjatë ditës.

LEAVE A REPLY