Shkrihen 13 drejtoritë e Bujqësisë, ja dy agjensitë që do të ngrihen…

0
547

Trembëdhjetë Drejtoritë e Bujqësisë me një vendim të Këshillit të Ministrave janë shkrirë e për zëvendësimin e tyre do të ndërtohen dy agjenci, njëra për këshillimin e fermerit dhe tjetra për shërbimin veterinar.

Këtë vendim e ka bërë publik ministri i Bujqësisë Niko Peleshi.

Peleshi ka theksuar se dy agjencitë e reja do t’i ofrojnë këshillim fermerëve të cilët në mungesë të orientimit bëjnë gabime të shumta dhe asistenca do të vijë edhe nga pedagogët e Universiteteve të Bujqësisë në Tiranë e Korçë, raporton Vizion+.

Të gjitha këto, ministri i Bujqësisë Niko Peleshi i ka bërë me dije nga Maliqi, ku ka qenë pjesë e një takimi llogaridhënieje me banorët e kësaj bashkie.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here