Aneta Wolter, shqiptarja që kandidon për këshillin bashkiak në Gjermani

0
613

Gjermania zhvillon sot zgjedhjet për këshillat bashkiak, ndërsa mes kandidatëve ka edhe shqiptarë. Aneta Wolter është njëra prej tyre, e cila kandidon në siglen e CDU në bashkinë Lubeck.

Aneta Wolter: Shpresoj që kesaj radhe të kemi rezultate të mira në zgjedhjet lokale dhe ekzistojnë dy mundësi për tu futur në këshillin bashkiak. E para nëse fitohet direkt një zonë, ose përmes listës. Zona ku unë kandidoj është zonë social demokrate, por shancet i kemi që ta marrim këtë zonë direkt. Është edhe shanci përmes listës që është shumë i madh.

Ajo tha se përfaqësimi i shqiptarëve në rang lokal është shumë i rëndësishëm.  Ëolter tha se sa më shumë të jemi aktiv në politikën gjermane aq më shumë mund të marrim influencë mbi vendimet që do të merren për Shqipërinë.

Aneta Wolter: Përfaqësimi është shumë i rëndësishëm. Pa angazhimin e njerëzve nuk funksionon demokracia, kjo është kaq e rëndësishmne edhe për politikën shqiptare në Shqipëri me të cilën ne jemi të lidhur.  Gjermanët kur marrin një vendim për Shqipërinë i marrin në strukturat demokratike, psh në Bundestag dhe sa më shumë të jemi aktive në politikën gjermane aq më shumë mund të marrim influence mbi vendimet që do të merren për Shqipërinë qoftë nga Gjermania qoftë nga Brukseli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here