Kalon kufirin me tre kallashnikovë me vehte, arrestohet

0
926

 

Policia greke ka goditur një rast të trafikimit të armëve nga Shqipëria në shtetin helen.

Gjatë një operacioni të zhvilluar nga policia në vendin fqinj, u arrestua një shtetas shqiptar të cilit i’u sekuestruan disa armë zjarri.

Nga kontrolli, rezultoi se shqiptari mbante në një çantë tre kallashnikovë me tre krehëra me 42 fishekë në total.

Po ashtu atij i’u sekuestruan edhe një celular, 65 euro dhe 100 dollarë amerikanë.

Shqiptari kaloi në territorin grek në këmbë përmes kufirit të gjelbër. Ai u ndalua në Asproklisi të Igumenicës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here