Klosi në Berat: Do anullohen edhe lejet e guroreve, jo vetëm të HEC-eve

0
540

Kompania që ka marrë lejen për ndërtimin e HEC-eve në Osum ka ankimuar vendim për anullimin e tyre, por Ministri i Mjedisit Blendi Klosi është shprehur i sigurtë se ndërtimi i HEC-eve nuk do të vijojë.

Nga Skrapari ku ka qenë në një takim me qytetarët ministri Klosi, jo vetëm për HEC-et por paralajmëroi anullimin e të gjitha lejeve për guroret.

Blendi Klosi: “Mund të ketë edhe këtu që do ta ngrejnë shqetësimin:  A duhen HEC-et apo duhet bukuria natyrore? Unë mendoj dhe kam qenë publikisht pro mbrojtjes së natyrës shumë të bukur që ka kjo zonë. Kemi bërë një vendim tani që do t’i revokojmë fare lejet për të mos pasur mundësi që Mali i shenjtë i Tomorit, një mrekulli natyrore, turistike nuk mund të jetë mali që çirret dhe transformohet si askund tjetër i shkatërruar.”

Kreu i Turizmit dhe Mjedisit tha se zhvillimet ekonomike nuk mund të cënojnë mjedisin dhe se biznesi duhet të zhvillohet në zona ku impakti në mjedis është më i vogël.

Blendi Klosi: “Padyshim diku mund të ketë edhe zhvillim por jo këtu, jo në këtë bukuri natyrore, e cila është një nga kartolinat më të bukura të Shqipërisë.”

Ministri premtoi ndërtimin e 4 rrugëve hyrëse në Berat të cilave do të ketë zhvillim në të gjithë sektorët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here