Monday, May 20, 2024
Home Lajme Shkrimtarja Açka humb djalin e saj të vetëm: Nuk është e lehtë...

Shkrimtarja Açka humb djalin e saj të vetëm: Nuk është e lehtë për një nënë ta lyejë bojën me të zezë

0
643

Shkrimtarja e njohur Flutura Açka ka humbur djalin e saj të vetëm, 18 vjeçar. Lajmin e bën të ditur vet shkrimtarja në rrjetet sociale, duke deklaruar se ai vuante nga një sëmundje e rrallë.

Postimi i Açkës:

Miqtë e mi,

Mbrëmë, në një orë të vonë të natës, u nda nga jeta Biri im i vetëm, Jerin van den Brink, në të tetëmbëdhjetat e tij, prej një sëmundjeje shumë të rrallë, nga e cila vuajti kohët e fundit. Nuk është e lehtë për një nënë ta lyejë bojën me të zezë për të tillë lajm, as ta pranoj humbjen e qenies më të dashur që pata, dhe kam, mbi këtë dhé. Me drojën se nuk do të mësohem kurrë me mungesën e tij, uroj të dëgjoj vetëm lajme të mira prej jush. Sipas dëshirës së Jerinit, ceremonia e lamtumirës do të mbahet me një rreth të ngushtë familjar e shoqëror në Utrecht të Holandës, ku im Bir jetonte prej disa vitesh, pas një fëmijërie të gjatë në Shqipëri. Për miqtë e mi në Shqipëri, do të jem në Atdhe përgjatë muajit qershor.

Flutura

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here