Skandal! Në vendin e horrorit në Fushë Krujë ka ende kocka

0
564

Në vendin ku një burrë u shkrumbua brenda makinës, ka ende mbetje kockash.  Gazetari i ABC News, i cili filmoi në orët e para kësaj të diele, tregon se mes blozës dalloi dhe copëza eshtrash të njeriut të djegur.

Ekspertët duket se kanë realizuar një këqyrje të dobët të vendit të ngjarjes, i cili një ditë më pas duhet të ishte pastruar plotësisht.

Në Derven, ku të shtunën u gjet makina e djegur e brenda saj një burrë i karbonizuar, shumë detaje janë lënë pas.

Makina është larguar nga policia dhe grupi hetimor po merret me identifikimin e viktimës.  Paraprakisht dyshohet të jetë shtetasi Xhavit Osmanit nga Pestova e Vushtrrisë.

Zëdhënës i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti u ka thënë mediave vendase se më 4 Maj, familjarët e kanë raportuar si të zhdukur një person me identitetin e njëjtë me trupin e pajetë që u gjend dje në Fushë-Krujë.

Kurse burime të policisë shqiptare treguan se Xhavit Osmani, 60 vjeç, disa ditë më parë ka hyrë bashkë me mjetin e tij nga Morina.

Ka dyshime që burri mund të jetë ekzekutuar më parë dhe më pas makina bashkë me trupin e tij u dërguan në vendin ku dhe i është vënë flaka. Gjasat janë për një hakmarje nga ish-miqte e kosovarit në Fushë-Krujë.

Një zyrtar i policisë i tha ABC News, që vendasit e njihnin Osmanin si pronar të një lokali me muzikë, në të cilin punojnë dhe vajza nga zona, ku u gjet makina e djegur.

Kështu të paktën e njohin kosovarin në Fushë Krujë. Megjithatë pritet ADN dhe ballafaqimi me familjarët për të saktësuar zyrtarisht nëse viktima është Xhavit Osmani, apo jo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here