Azilkërkuesit prej kohësh janë kthyer në një shqetësim serioz për vendet Europiane, e ku Franca kryeson. Fakt ky që e bëri edhe ambasadoren e këtij shteti në vendin tonë, që të shfrytëzojë takimin me të rinjtë Shkodranë për të theksuar këtë gjë. Madje ajo e cilësoi numrin e azilkërkuesve nga vendi ynë si më të lartin në raport me Sirinë apo vendet e tjera ku ka luftë. Edhe pse kërkesa është individuale, Christine Vasak pranoj efektin zinxhir që ka sjellë ky fenomen, ku dyndja tashmë ështe e madhe në Europë.
Vasak deklaroj më tej se imazhi që ka krijuar Shqipëria është tejet negativ. Franca është një nga tre vendet skeptike për hapjen e negociatave së bashku me Gjermaninë dhe Holandën.