Debati në Komisionin e Medias, Mehmataj: Po shkatërroni identitetin kombëtar

0
602

Eshte shoqëruar me debate të ashpra mbledhja e sotme e komizionit të Medias. Deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj tha gjatë fjlaës në mbledhje se, “nuk e kuptoj se si kjo mazhorance ka moral politik sot, ti terheqë vemendje opozitës për mos pjesemarrje në komision, kur arsyeja e mungesës ka ardhur për arsyen madhore të mbrojtjes së të drejtave të njeriut që qeveria i shkeli duke burgosur njerëz që protestojnë për një koncesion korruptiv.

Ndërkohë mazhoranca e sotme, opozitë e djeshme ka rekorde të mungesave edhe 2 vjeçare në parlament me arsyen e vetme marrjen e pushtetit, është shprehur deputetja e LSI. Për tju kthyer projektligjit, ne e votuam në parim, sepse bindja jonë është që trashegimia kulturore për nga rëndësia del mbi ndarjet tona partiake. Por duket se ju qellim keni vetëm të përfitoni koncesione të reja nga ky ligj, pasi mezi pritët të mungonte opozita që ta votoni me shpejtesi të rrufeshme. Kemi bërë dëgjesa të gjata për ligjin, kemi dëgjuar ekspertë me të zotë se ata që kanë hartuar ligjin, ekspertë me vite eksperiencë në kurriz, të cilet kanë kundërshtuar pjesë të ndryshme të ligjit. Po ashtu komisioni i ligjeve ka bërë shumë amendime. Ministria, qoftë edhe për sy e faqe, duhej të kishte sjellë një variant të ri, ku të pakten të kishte një reflektim sado të vogël të propozimeve që janë berë. Po ju se doni trashegiminë kulturore, perkundrazi, po e shkaterroni edhe të vetmen vlerë të identitetit tonë kombetar me koncesione e ppp, që behen me para nga droga e nga korrupsioni, ka thënë Mehmetaj.

E niset me Velieren, vazhduat me butrintin, jo pak por e betonizuat, tani me teatrin kombetar. Ne nuk mund tju lejojme te shkaterroni historine tone, as vlerat tona. Dhe perpara se ta trajtoni ate leter nga nje organizate qe e quani ju, cfare mund te themi ne per ate album qe na tundte ministrja ne degjesen e kaluar: thjesht nje detyre kursi nga studente te nje universiteti ne Bari. Ju ka veshur syte arroganca.Parlamenti nuk eshte i juaji. Eshte i shqiptareve dhe nuk do ju lejojme te vazhdoni te shkaterroni Shqiperinë, ka përfunduar deputetja e LSI.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here