Gjykata turke vendos nesër për fatin e Izet

0
560

Ish-truproja e Sali Berishës, Izet Haxhia pritet të dalë nesër para gjykatës në Ankara, pasi ka dorëzuar më herët kërkesën për t’u njohur me kushtet e ekstradimit. Seanca pritet të zhvillohet mëngjesin e së martës, në orën 09:00.

 

 

Kërkesa e Haxhisë për t’u njohur me kushtet e ekstradimit, ka ardhur pas vetëdorëzimit të tij në policinë turke.

Lidhur me këtë seancë, avokati i tij shqiptar, Fran Dashi, është shprehur se në gjykatën turke ata kanë dorëzuar edhe vendimet shqiptare.

Ndërkaq, ai ka shtuar se në seancën e nesërme, do të paraqesin prova të reja për ekstradimin e Izet Haxhisë.

Pas diskutimit të provave, gjatë seancës së nesërme, gjykata turke pritet të vendosë për fatin e Izet Haxhisë, se kur do të ekstradohet në Shqipëri.

Izet Haxhia u arrestua në vitin 2006 në Turqi, por drejtësia turke nuk ishte shprehur ende për ekstradimin e tij, ndonëse pala shqiptare kishte bërë kërkesa të vazhdueshme në kohën kur në pushtet ishte Sali Berisha.

Për 12 vjet me radhë gjykata turke kishte urdhëruar thjesht që ai të mos largohej jashtë vendit, ndërsa në shkurt të këtij viti befas u mor vendimi që ai të ekstradohet. Izet Haxhia është dënuar nga gjykata shqiptare me 25 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit, akuzë të cilën ai nuk e ka pranuar kurrë.

Nëse gjykata turke vendos nesër esktradimin e Izet Haxhisë në Shqipëri, kthimi i tij mund të çojë në hapjen e dosjes “Hajdari”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here