Tuesday, May 28, 2024
Home Aktualitet Gjyqtari Fatmir Hoxha me një apartament 140 mije euro, s’ka fshehje pasurie

Gjyqtari Fatmir Hoxha me një apartament 140 mije euro, s’ka fshehje pasurie

0
730

Nis në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit seanca dëgjimore për vlerësimin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatmir Hoxha.

Vetë gjyqtari nuk është i pranishëm por përfaqësohet nga avokati Julian Mertiri.

Trupa gjykuese përbëhet nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari dhe Alma Faskaj.

Procesi i vlerësimit të gjyqtarit do të mbështetet në tre kritere: Pasuria, rivlerësimi i figurës, dhe integriteti profesional

Relatorja Alma Faskaj tha se gjyqtari Fatmir Hoxha iu nënshtrua procesit me përparësi.

Alma Faskaj: “Në lidhje me pasurinë ILDKPKI ka vlerësuar se deklarimi është i saktë. Fatmir Hoxha nuk ka kryer deklarim të rremë dhe nuk ka fshehur pasurinë. Ka një apartament banimi 2+1 në Tiranë me vlerë 140 mijë e 450 euro. Në lidhje me kontrollin e figurës DSIK ka konstatuar përshtatshmërinë për vijimin e detyrës. Në lidhje me kontrollin profesional KLD ka vlerësuar se ka aftësi ligjore dhe kushtetuese” 

Fatmir Hoxha është anëtari i 4 i Gjykatës Kushtetuese që përballet me procesin e vetingut pas Fatos Lulos, Vitore Tushës dhe Altina Xhoxhajt.

Zyrtarisht Gjykata Kushtetuese ka hyrë në kolaps pas vendimit të KPK për shkarkimin e anëtarës Altina Xhoxhaj. Kuorumi prej  anëtarësh është i pamjaftueshëm për zhvillimin e seancave gjyqësore dhe për shpalljen e vendimeve në Gjykatën Kushtetuese.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here