I shpallur në kërkim, Gjykata e Shkodrës, arrest me burg për Xhavit Kasemin…

0
1134

 

Në datë 07.05.2018 nga Seksioni Kundër Krimit Ekonomiko-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim:

Xhevat Kasemi, 53 vjeç, banues në Shkodër, i proceduar dhe i dënuar mëpare për të njëjtën vepër penale.

Ndalimi i tij u bë pasi Gykata e Shkallës së Parë Shkodër, me Vendim nr. 827, datë 25.09.2017, ka vendosur “arrest me burg” për këtë shtetas pasi si administrator i subjektit “Briland” ka prodhuar produkte ushqimore në menyrë të kundraligjshme dhe të dëmshme për shëndetin, ku gjatë kontrollit në subjektin “Briland” në lagjen Ajasem, Shkodër, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor Shkodër, janë gjetën dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale sasi të mëdha pije alkolike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Shkelje e të drejtës së pronësisë industriale”, “Prodhimi i kundraligjshëm i artikujve industrial e ushqimor”, “Fallsifikimi i formularëve”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga neni 288/a, 149/a, 190, 189/2 , 180 i Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here