Monday, May 27, 2024
Home Kronika Kurbin, tre “skifterë” kapen duke transportuar mallin e vjedhur

Kurbin, tre “skifterë” kapen duke transportuar mallin e vjedhur

0
600

Tre persona kanë tentuar të vjedhin një ofiçinë gjatë natës në Kurbin, ndërkohë është vërtetuar edhe autorësia e vjedhjes së kryer disa ditë më parë nga një prej personave.

Në pranga u vu një person, ndërsa dy të tjerë u proceduan në gjendje të lirë.

“Me datë 06.05.2018, nga specialistët e Seksionit për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, u arrestua në flagrancë Aurel Marku, 29 vjeç, banues në Kurbin, ndërsa u referuan materialet për fillimin e proçedimit penal në gjendje të lirë për shtetasit A.Ll. 16 vjeç dhe R.P. 16 vjeç, banues në Laç”, tha policia.

Proçedimi penal ndaj tyre është referuar pasi, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë tentuar të vjedhin ofiçinën e shtetasit L.K. në Laç,  ku janë kapur në flagrancë nga forcat policore në momentin që po transportonin materialet për në automjetin e tyre.

“Aurel Marku dhe shtetasi  R.P. , janë kapur në flagrancë,  kurse shtetasi A.Ll. ka arritur të largohet por falë një pune të mirëorganizuar nga forcat policore, u kap më pas”, sqaruan blutë e Kurbinit.

Në cilësinë e proves materiale, u janë sekuestruar materiale si elektromotorra, dinamo etj që po tentonin ti vidhnin tek ofiçina si dhe mjeti tip Benz me targë AA048KA që e përdornin autorët.

Gjithashtu, po gjatë natës,  këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë tentuar të vjedhin lokalin e shtetasit M.D. në Laç ku kanë thyer vetëm një xham.

Nga veprimet hetimore të kryera, është vërtetuar edhe autorësia  e një vjedhje tjetër të ndodhur me datë 20.03.2018, të shtëpisë së shtetasit L.D. banues në Laç, ku janë marrë një televizor Plazma si dhe disa vegla pune. Autor i dyshuar i kësaj ngjarje është shtetasi A.Ll.16 vjeç.

Veprat penale në ngarkim të tyre ” Vjedhje ‘ e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë” parashikuar nga nenet 134 -25-22 të Kodit Penal.

Materialet proçedurale në ngarkim të tyre u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here