Kuvendi do t’i kërkojë sot KQZ, zëvendësimin e Saimir Tahirit

0
676

Parlamenti do t’i dërgojë sot zyrtarisht Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për të shpallur si vakant mandatin e deputetit të PS-së, Saimir Tahiri. Burime nga Kuvendi bën të ditur se sot do të firmoset procedura nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit dhe më pas do të nisin procedurat ligjore për të zëvendësuar Saimir Tahirin, me pasuesin në listë, Spartak Brahon.

Ky i fundit, aktualisht është këshilltari i Kryeministrit për marrëdhëniet me Parlamentin dhe renditet i 19-ti në listën e kandidatëve të Partisë Socialiste në Qarkun e Tiranës, njofton Panorama. Kodi Zgjedhor, neni 164 thekson se: “Në rastin se deputeti deklaron në mënyrë publike përpara komisionit përkatës të Kuvendit refuzimin, për të bërë betimin ose heqjen dorë nga mandati. Në këtë rast, Kuvendi, jo më vonë se 30 ditë, njofton KQZ-në për krijimin e vakancës”, thekson Kodi Zgjedhor. “Mandati i ndërprerë i deputetit ose i anëtarit të Këshillit të Bashkisë i kalon kandidatit vijues të listës së të njëjtës parti politike, në zonën zgjedhore përkatëse”, thekson Kodi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here