Pastrohet Kolektori Berdice – Dajç, ndërhyrja e pare e Bordit te Kullimit pas përmbytjeve te marsit 

0
775

 

Krahas ndërtimit te rrugës se re edhe pastrimi i kolektorit kryesor dhe lidhja e tij me infrastrukturën e kullimit ne fshatin Mali Hebaj. Bordi i Kullimit e nisi këtë pune ne Darragjat dhe tani don edhe pak metra qe ta përfundojë ! Ky kolektor, vlerësohet si shume i rendesishem për kullimin  fushave te Beridices dhe Darragjatit, te cilat gjate dimrit përmbytën nga Buna. Nuk ishte pastruar qe ne vitin 1990, ndaj është dashur te kryhet një volum i konsiderueshëm pune për disa kilometra.

Ne një segment ne Bërdice, ne kete kolektor ishin derdhur edhe ujerat e zeza, duke e kthyer kete ne nje mjedis te rrezikshem si burim epidemie gjate veres. Per kete, u sigurua edhe nje mjet transporti me qellim qe mbetjet e kolektorit ti transportoje menjehere ne nje vend te caktuar ku dhe përpunohet, larg qendres se banuar !  Brenda di diteve përfundon edhe ky segment dhe i gjithe kolektori nga Berdica deri ne Darragjat e Dajç konsiderohet i pastruar, ndërhyrja e pare kjo e Bordit te Kullimit,  pas përmbytjeve te muajit mars ne kete zone.

Sipas informacioneve nga zyra e këtij bordi ne Shkoder, pastrimi i kolektorëve kryesor ne zonen e Nenshkodres do te vazhoje gjate gjithe stines se veres, sipas nje grafiku qe ka hartuar drejtoria rajonale e këtij bordi ne Lezhe. Ne grafik jane evidentuar edhe shume probleme qe u konstatuan gjate përmbytjeve te muajit mars ne Dajç, Bushat dhe Velipoje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here