PD: Olsi Rama po pastron para me lojrat e fatit

0
574

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike u mblodh për të diskutuar mbi axhendën dhe qëndrimet politike që do të mbahen në seancën parlamentare por dhe për organizimin e brendshëm.

Partia Demokratike nuk tërhiqet nga marrëdhënia e kushtëzuar me Kuvendin, ndërsa aksionin do ta mbështesë tek dononcimi i dorëheqjes së Saimir Tahirit, si farsë e sajuar sipas tyre nga Kryeministri.

Po ashtu burimet i thanë Ora News së në mbledhjen e grupit, disa deputetë kanë diskutuar dhe akuzuar vëllain e kryeministrit, Olsi Ramën, si një person që ndikon tek lojrat e fatit dhe pikave te basteve, duke krijuar një skemë pastrimi të parave të pista.

Në lidhje me organizimin e brendshëm, kryetari Basha u ka kërkuar deputetëve që të luajnë një rol kryesorë për mbarëvajtjen e procesit, gjatë zhvillimit të zgjedhjeve në gjithë seksionet dhe grupseksionet.

Për këtë çështje, pritet që Basha të nxjerrë një udhëzim të hollësishëm për procedurën dhe afatet kur do të zhvillohen zgjedhjet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here