Romana Vlahutin: Populli shqiptar e meriton Europën, politika duhet të plotësojë standardet

0
728

Nga Shkodra në ditën e luleve, ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë Romana Vlahutin deklaroi se shqiptarët meritojnë Europën, por më parë duhet që të përmbushin standardet.

Ky është fillimi më i bukur i javës së Europës. Kam ardhur me një pjesë të ambasadorëve të vendeve anëtare, jam e lumtur. Shkodra është një nga qytetet e preferuara. Shkodranët janë europianë prej qindra shekujsh, shqiptarët janë europianë, por ajo që duam të bëjmë është që të sjellim standardet europiane këtu

Ambasadorja e BE, Romana Vlahutin

Pyetjes se nëse politika shqiptare e meriton Europën, ambasadorja iu përgjigj me një ‘thumbim’ për klasën politike.

Populli shqiptar e meriton Europën. Bashkësia europiane nuk është bashkësi politikanësh, por bashkësi midis njerëzve.

Deklaratat ambasadorja i bëri e shoqëruar nga kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi në kuadër të ditës së luleve dhe nisjes së javës së Europës. Shqipëria ka marrë rekomandimin për hapjen e negociatave, ndërsa në fund të qershorit vendoset.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here