Rreth 40 medikamente qe nga kjo e hene jane pjese e paketes se rimbursueshme. Drejtori i fondit te sigurimit ne Qarkun e Shkodres Markens Shllaku, thote se eshte shtuar gama e perfshirjes ne rimbursim, kryesisht per te semuret kronik dhe per here te pare perfshihet medikamenti i herceptines.
Rimbursimet jane te ndara ne dy kategori, ato qe jepen nga vete spitali, ne rastin konkret herceptina, si dhe medikamentet qe referohen nga mjeku i familjes.
Lista e re e barnave te rimbursueshme eshte miratuar te premten nga qeveria dhe pritet te zbardhet e fletoren zyrtare sipas procedurave. Nje liste e cila permban 36 barna alternative te reja.