Sot afati i fundit për dorëzimin e formularëve të vettingut, Hodaj: 95% e policëve i kanë plotësuar

0
482

7 maji është afati i fundit i dorëzimit të formularëve të vettingut për policinë e shtetit, gardën e republikës dhe SHÇBA.Ministri i brendshëm Julian Hodaj tha se zyrat e asistencës për marrjen në dorëzim të këtyre formularëve kanë qëndruar hapur dhe në fundjavë dhe procesi është mbyllur më herët. Qarqet që kanë mbyllur më herët procesin janë Korça dhe Berati. Ndërkohë në Tiranë vijojnë ende dorëzimet.

Megjithëse nuk ka të dhëna zyrtare, zëvendësministri Hodaj tha se në rang vendi më shumë se 95 % e punonjësve të policisë i kanë dorëzuar formularët.

 

 

Në lidhje me personat që nuk kanë dorëzuar formularët brenda datës 7 maj dhe nuk kanë dorëzuar më herët dorëheqjen ata do të përjashtohen nga policia.

Në lidhje me procesin e vettingut Hodaj theksoi se gabimet materiale nuk do i penalizojnë efektivët e policisë. Në rast se në formularët e vettingut punonjësit e policisë deklarojnë se kanë shkelur ligjin si për shembull, kanë kaluar në mënyre të paligjshme kufirin apo kanë punuar pa kontratë në një vend pune, rasti i tyre do të vlerësohet nga komisioni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here