Vlahutin: Drejtesia “nena” e reformave, Ambasadorja e BE kerkon qe qytetaret te kerkojne llogari

0
623

 

“Reforma në drejtësi është nëna e të gjitha betejave”. Kështu u shpreh përpara të rinjve të universitetit “Luigj Gurakuqi”, shefja e diplomacisë Europiane në vendin tonë, Romana Vlahutin. Ajo kërkoj që ky proces të shtyhet përpara, jo vetëm nga të huajt, por nga qytetarët, pasi rruga drejt Bashkimit Evropian e Shqipërisë kalon përmes Drejtësisë.

 “Reforma në drejtësi është nëna e të gjitha betejave, është më e rëndësishmja, sepse çdo gjë është e lidhur me të. Nësë kjo refomë nuk do vinte në pikën që është tani, atëherë Shqipëria nuk do merrte rekomandimin pozitiv për hapjen e negociatave për anëtarësim edhe për shumë vite. Kjo reromë është thelbësore, ku në kompeksitet është dashur që të ndryshohet 1/3 e Kushtetutes për të mundësuar implementimin e kësaj reforme, dhe ndryshimeve që duheshin për zbatimin e saj. Kjo reformë është e domosdoshme dhe se ne duhet të blinim kohen për të ardhmen, pasi nuk ka kohë për të humbur. Gjithashtu shumë njerëz u investuan kundër kësaj reforme sepse nuk e donin. Por faktëkeqësiht kemi humbur kohë, fillimisht nga proceset në Gjykatën kushtetuese të cilat kjo gjykatë i rrëzoi, por edhe nga politika kemi humbur kohë. Më shumë se një vit. Por unë sot jam e befasuar se sa larg ka ecur implementimi. Është më e vështira dhe përmes kësaj reforme vendi duhet të kalojë. Jemi në fund të fazës së parë, pasi me rëndësi të madhe janë ngritja e institucioneve të reja, dhe unë besoj se ato deri në fund të vjeshtës do jenë tashmë të stabilizuara. Njerëzit që janë ulur në institucionin e Vetingut janë të përzgjedhur por janë edhe të monitoruar. Personat që kanë kaluar përmes këtij procesi u është respektuar e drejta e tyre, dhe kjo ka qenë shumë e rëndësishme për ne. Ky është një proces administrativ por si i till duhet shtyrë para, jo vetëm nga ne por edhe nga qytetarët me qëllim ecjen sa më shpejtë, pasi rruga drejtë Bashkimit Evropian e Shqipërisë kalonë përmes Drejtësisë“.

 

Një studente e pyeti ambasadoren nëse e meritojnë shqiptarët të kenë një qeveri, qe sipas saj, udhëhiqet nga banda kriminale, ndërsa Vlahutin u përgjigj duke thënë se janë qytetarët ata që duhet t’u kërkojnë llogari atyre që kanë zgjedhur.

Unë jetoj këtu prej 5 vitesh dhe kam ndjekur së bashku me kolegët zgjedhjet. Populli shqiptar zgjedh qeveritë, dhe ju duhet ti shtyni të zgjedhurit të mbajnë përgjegjësi

Ambasadorja Vlahutin ishte e shoqëruar edhe nga ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, gjatë këtij takimi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here