Java Europiane këtë vit nisi ndryshe. Nga Shkodra 9 ambasadorë të vendeve të bashkimit Europian zgjodhën ta nisin ditën me një parakalim në biçikleta, nga ura e vjetër e Bunës e në drejtim të pikës turistike të Shirokës, duke përshkuar brigjet e liqenit.
Ambasadorja e BE Romana Vlahutin mori fjalën në qendrën turistike të Shirokës, prej ku tha se nuk ka gjë më të bukur sesa të nisë festimin e javës europiane në Shkodër, një ndër qytetet më të vjetra të kontinentit.
Shkodra është një nga qytetet pilot për investimet e BE në fushën e turizmit, ku së shpejti do të nisë tranformimi i zonës së Shirokës, për ta kthyer në potencial ekonomik dhe turistik.
Edhe kryebashkiakja Ademi e cilësoj tejet të rëndësishme këtë ditë, pasi qyteti që ajo drejton mbetet një modelet e mira që Shqipëria mund të përfaqësojë në integrimin europian të saj.
Mjeshtria e madhe e humori Zyliha Miloti nuk kurseu në këtë ditë batutat, ndërsa u tha ambasadorëve se prej 65 vitesh biçikleta është mjeti i pandarë i saj.
Takimi më pas vijoi me një aktivitet artistik nga të rinjtë e Shkodres, si dhe u prezantua ekspozita fotografike nga arkiva Marubi.