Apeli lë dënimin me 11 vite burg për Kastriot Ismailaj

0
556

Gjykata Apelit të Tiranës ka lënë në fuqi vendimin e dënimit të Kastriot Ismailaj me 11 vite burg, për skandalin CEZ-DIA.  Avokati mbrojtës i Ismailajt ankimoi në Apel vendimin e shkallës së parë i marrë në tetor të vitit të kaluar.

Ai u dënua për dy akuza, “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim parash” në mbledhjen e borxheve të prapambetura të rrjetit të shpërndarjes CEZ.

Ismailaj u akuzua nga Prokuroria se është paguar nga kompania CEZ, plot 6.5 mln dollarë, për një shërbim të cilin ajo nuk e ka kryer.

Sipas hetimeve, DIA s’ka kryer asnjë punë për mbledhjen e parave, por borxhet janë mbledhur nga vetë administrata e CEZ.

Ndërsa nga ana tjetër, paratë e parashikuara në kontratë, i janë kaluar DIA-s nga kompania CEZ për një punë të pakryer

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here