Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma foli për integrimin e Shqipërisë në BE dhe situatën politike në vend.
E pyetur nëse do të ndikojë dorëheqja e Saimir Tahirit nga posti i deputetit, për të marrë lajme të mira nga BE, Duma është shprehur se jo domosdoshmërisht, pasi ka kushte të tjera të rëndësishme të cilat ende nuk janë plotësuar nga shteti shqiptar. Sakaq, demokratja ka kujtuar çështjen e “Habilajve”, për të cilën Saimir Tahiri akuzohet se është përfshirë, duke e quajtur si absurd justifkimin e ish-ministrit për makinën që u ka shitur.
Ndërsa për dorëheqjen nga posti i deputeti Duma shprehet: Ai është një nga njerëzit e përdorur, dhe aryeja është se prodhon kode mafioze, kur thotë “skeni parë gjë akoma”, flet me gjuhën e shefit të vet. Kemi parë kode mafioze në qeverisje. Dorëheqja ishte e vonuar, dhe nuk është një nga gjërat që Brukseli do të na thotë “Bravo”.