Miqesia e forte e klerit katolik dhe atij musliman ne Shkoder, qe theu edhe diktaturen

0
1032

At Zef Pllumi per Hafiz Musa Dergutin:

“…hoxha jo vetëm ishte shumë tolerant, por edhe shumë mirdashës… ai na respektonte (kur në dhomën e burgut jetonte me klerikët katolikë)  e për këtë kishte stimën e dashuninë e ne të gjithve. Ishte një plak i hijshëm e shumë i sinqertë, na thoshte se gjithë jetën kishte treguar simpati për Klerin Katolik…”[6]

At Zef Pllumi  per  Hafiz Ali Tari Kraja:  Ishte njeri i madh për kohën e padyshim njeni ndër hoxhët ma të dijtun. Kishte përfundue studimet universitare në Kajro – Egjipt – dhe njihej si një teolog mysliman që dinte shumë gjuhë dhe ishte gojëambël.  Në bindjet politike ishte antizogist dhe i lidhun shumë me anën katolike, sidomos me françeskanët; simpatizonte malësorët e veriut. Pjesëmarrës në jetën politike që në rininë e tij kalon mjaft vështirësi e rreziqe.  Edhe në burg mbeti ndër miqtë më të mirë të katolikëve çka nuk shihej mirë nga ana e fanatikëve në burgun e Burrelit. Shpëton duke vuajtur mjaft vite burgu…”.

Çfarë kishte thënë Hafiz Aliu që i mbahej mend fjala në varrimin e dhimbshëm të Atë Gjergj Fishtës më 1940?

“Poet kombëtar, o Patër Gjergj! Një orator, tue dashtë me folë mbi veprat Tueja, rrin shtang e hutohet, sepse ata janë shumë, janë aq të mëdhaja e të madhnueshme, sa asht vështirë me caktue se mbi cilën aso veprash duhet me folë. Vepra Yte o Poet, ka për të formue nji faqe të shkëlqyeshme në historinë politike të kombit shqiptar, pse, në aktivitetin që ke zhvillue ndër konferencat politike ndërkombëtare, nuk kje tjetër veçse me i sigurue kombit tonë të drejtat, qi ai i ka jetike e si ma i vjetri komb në Ballkan.  Me ty, patër Gjergj, kombi shqiptar mburret, naltësohet dhe madhnohet para popujve të tjerë, prandaj sot krejt populli shqiptar të përulet; djelmnia intelektuale vajton humbjen Tande e me lot në faqe të përcjellim me mallnjim e dhimbje në jetën e pasosun”.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here