Lista e barnave, Vasili: Shëndetësia është tronditur në themel, identifikohet vetëm me koncesione

0
521

TIRANE- Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili sulmoi sot qeverinë ‘Rama’ sa i takon sektorit të shëndetësisë. Përmes një deklarate për mediat Vasili ngriti në pah shqetësimin e disa farmacive sa i takon listës së barnave.

Ai theksoi se paratë për këtë shërbim shpërdorohen dhe nuk mbështetet për barnat.

“Në mes të natës është denoncuar nga shërbimi farmaceutik për barnat dhe nuk është bërë nga opozita. Paratë shpërdorohen për shëndetësinë. Sot që është edhe dita botërore për talaseminë, shoqatat denoncojmë mungesën e një ilaçi që është zëvendësuar me diçka tjetër. Kjo shëndetësi sot është tronditur në themelet dhe kolonat e saj që kanë të bëjnë në integritetin spitalor. Që është kthyer në sektor pa asnjë vlerë e peshë, të një shëndetësie që nuk flet për arritjet. Bën show, siç bëri kryeministri me Herceptinën. Shëndetësia shpërdorohet dhe është e identifikuar me koncesione dhe ka bërë që mjekët dhe infermierët të humbasin punën e tyre. Kjo është shëndetësi pa vizion, e marrë si sëmundja e kryeministrit dhe e ka çekuilibruar. Ndaj do duhet kohë e madhe për të kthyer këtë sistem”, tha Vasili.
(ed.me/BalkanWeb)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here