Mielli i importuar nga Serbia jashtë standardit, reagon Unioni i prodhuesve të Miellit në Shqipëri

0
600

Mielli me mungesë proteinash që importohet nga Serbia në Shqipëri nuk bëhet bukë pa ndihmën e disa kimikateve, të cilat dëmtojnë shëndetin. Unioni i Prodhuesve të Miellit në Shqipëri sqaron se ky miell përdoret për biskotat, por jo për prodhimin e bukës, i cili duhet të përmbajë nja nivel proteinash 12%.

Kreu i Unionit, Adi Haxhiymeri shprehet se ky standard është i detyrueshëm për prodhuesit vendas, por që nuk zbatohet për miellin që importohet nga jashtë, kryesisht nga Serbia.

Mielli i biskotave pa proteinë futet në Shqipëri si miell buke, por me çmim më të lirë. Ky fenomen sipas Haxhiymerit e ka kaluar industrinë e miellit në kolaps, duke sjellë mbyllje të shumë fabrikave, e për rrjedhoje ka dëmtuar industritë ndihmese si ajo e prodhimit të thasëve të miellit.

Po cila është zgjidhja që propozojnë për këtë situatë prodhuesit e miellit në Shqipëri?

Zgjidhjet janë dy, sipas Haxhiymerit, nëse vjen lënde e parë (grurë) duhet detyrimisht të jetë 12.5% proteinë që të dalë 12% mielli, por nëse vjen direkt miell për buke duhet të jetë 12%. Në rast të kundërt duhet që nëpër thasët e miellit të shkruhet me gërma të mëdhaja dhe të dukshme për klientët dhe konsumatorët që është miell për biskota.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here