Partia Demokratike ka vendosur të padisë në Prokurorinë e Përgjithshme kryeministrin Edi Rama, ministren e Arsimit, Lindita Nikolla dhe atë të Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Padia e PD-së është bërë pas urdhrit të dalë nga ministria e Arsimit dhe ajo e Shëndetësisë për të mbledhur të dhënat personale.

Albana Vokshi dhe Bardh Spahia kanë dorëzuar gjatë paradites së sotme në Prokurorinë e Përgjithshme padinë penale për mbledhjen e paligjshme të të dhënave personale të qytetarëve.

Pas denoncimit të PD-së, këto dy institucione i tërhoqën këto urdhra, por demokratët kanë vendosur që ti padisin institucionet.

LEAVE A REPLY