“Vetting” zgjedhjeve,Ferdinand Xhaferri: Të nxirren të vërtetat e manipulimit

0
889

Pas sistemit gjyqësor, kryetari i Partisë Demokratike të Durrësit kërkon që vettingu të shtrihet edhe në proceset zgjedhore. Për Xhaferrin, deformimi i votës është burimi i keqqeverishjes dhe problematikave që kalon vendi, ndaj sipas tij ky proces do të nxirrte të vërtetën e manipulimit dhe përdorimit të të fortëve nga maxhoranca aktuale. Xhaferri ka nisur një tur takimesh në durrës në kuadër të riorganizimit të degës lokale.

Vetting proceseve zgjedhore është propozimi i kryetarit të Partissë Demokratike të Durrësit, Ferdinand Xhaferri, në atë që demokratët e cilësojnë luftë ndaj blerjes së votës dhe përdorimit të të fortëve në fushata.

Gjatë një takimi në kuadër të rioganizimit të selisë blu të Durrësit në fshatin Katund i Ri, Xhaferri tha se vettingu i zgjedhjeve është nevojë parësore sipas tij për Shqipërinë, krahas rivlerësimit të prokurorëve, gjyqtarëve dhe policëve.

 Ferdinand Xhaferri: Ky është vettingu që burojnë të gjithë vetingjet e tjera, vettingu i zgjedhjeve do të nxjerrë lakuriq si i kanë blerë, si i kanë përdorur të fortët dhe çfarë strukture ka adoptuar Edi Rama dhe Vangjush Dako në Durrës.

Xhaferri ishte i ashpër në autokritikën për funksionimin e degës së PD në Durrës dhe i drejtpërdrejtë me mbështetësit të cilëve u kërkoi që të dalin nga tulatja në përballjen me pushtetin kriminal siç e cilësojnë demokratët qeverinë e majtë.

Ferdinand Xhaferri: I ngelte qejfi njerëzve se pse nuk vendoseshin komisionerë dhe të arrijmë ne që të mos gjejmë komisionerë, kjo ka të bëjë me gabimet tona.

Duke renditur arsye pse sipas tij durrsakët mund të ketë 100 arsye për të mos votuar PS, Xhaferri kërkoi nga strukturat që tu paraqesin 101 arsye të tjera pse duhet të votojnë PD në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Ferdinand Xhaferri: Ne duhet të përgatisim 101 arsye pse duhet të na votojnë ne.

I pranishëm në takim, deputeti demokrat, Oerd Bylykashi i cili e vuri theksin tek zhvillimet më të fundit në çështjen Tahiri dhe pritshmëritë për çeljen e negociatave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here