Vokshi: Ja pse e paditëm qeverinë që po grumbullon të dhënat personale të qytetarëve

0
528

Albana Vokshi, Kryetarja e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik në Kuvend dhe deputete e PD, ka sqaruar arsyet përse PD-ja ka vendosur të kallëzojë urdhrin e qeverisë për mbledhjen e të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë në shkolla dhe institucione shëndetësore.

“Në emër të PD-së  sapo dorëzuam një kallëzim penal ndaj Ramës, Nikollës dhe Manastirliut për marrjen, grumbullimin dhe përpunimin etë dhënave personale të prindërve të nxënësve të të gjithë shkollave dhe ndërhyrjen në të dhënat mjekësore të pacientëve në të gjithë Shqipërinë.

Informacionet e kërkuara sipas ligjit të të dhënave personale konsiderohen të mbrojtura me ligj. Marrja e tyre është shkelje ligjore dhe veprim antikushtetues. Këto të dhëna konsiderohen të mbrojtura me Kushtetutë dhe ligj.

Duke mbledhur të dhënat personale, Rama hedh në kosh dhe rekomandimet e OSBE/ODIHR që ka kërkuar t’i japë fund abuzimit me administratën dhe në këtë rast ka përdorur administratën për marrjen e të dhënave të qytetarëve shqiptarë, si psh marrjen e numrave të telefonit dhe adresave të emailit.

Duke qënë se Gjykata e Lartë dhe ajo Kushtetuese janë jofunksione, edhe Prokuroria është nën ndikimin e Edi Ramës, ajo mbetet institucioni i vetëm ku mund të drejtohet opozita për të kërkuar hetim për shpërdorim detyre.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here