“Edhe muret kane veshe” mberrin ne Shkoder, projeksioni kushtuar komunizmit dhe apelit per te mos harruar

0
1243

 

Agimi i 9 Majit i gjeti sheshet kryesore të disa prej qyteteve të vendit të veshura nën projeksionin “Edhe muret kanë veshë”, në kuadër të projektit “Përkujtojmë për të shëruar dhe parandaluar”.

Kjo platformë synon të rrisë ndërgjegjësimin mbi krimet e së shkuarës komuniste, e të inkurajojë dialog me universitetet, akademikët, komunitetet lokale, të mbijetuarit e krimeve të diktaturës etj. Nuk munguan dëshmitë e të mbijetuarve të krimeve të komunizmit, apo familjarëve të tyre. Fatbardha Saraçi Mulleti është njëra prej tyre, e cila tregon:

Nora Kushti, perfaqesuese e projektit e quan këtë nisëm si një shërbim ndaj të rinjve, pasi kujtesa është mekanizmi më i mirë që na ndihmon të përsëritet e kaluara.

Edhe kryebashkiakja Voltana Ademi përshendeti iniciativën, aq më shumë në një qytet si Shkodra, ku komunizmi veproj me dorë të hekurt.

Shprehje dikur të ndaluara, apo fraza e thënie që përshkruajnë tragjedinë njerezore të shkaktuar nga krimet e komunizmit, sot ekspozohen në sheshet kryesore si një dëshmi që breza të mos harrojnë, e vendi të mos rrezikojë t’i kthehet asaj kohe të errët me të cilët ende nuk ka bërë një ndarje përfundimtare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here