Friday, April 12, 2024
Home Aktualitet KPK: S’kemi cënuar asnjë të drejtë të fëmijëve të prpkurorëve apo gjyqtarëve

KPK: S’kemi cënuar asnjë të drejtë të fëmijëve të prpkurorëve apo gjyqtarëve

0
429

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit deklaron se nuk ka ndërmarrë asnjëherë kontroll fizik për veshjet e fëmijëve të subjekteve të rivlerësimit dhe as nuk janë pyetur në lidhje me jetesën e tyre.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit funksionon në bazë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe legjislacionit përkatës, duke e zbatuar rigorozisht atë. Në këtë kuadër, me përgjegjësi të plotë garantojmë se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk ka cenuar dhe nuk do të cenojë asnjëherë të drejtat e njeriut dhe, aq më tepër, të drejtat e fëmijëve.”

KPK i quan fake news disa lajme të publikuara në media sipas të cilave është ushtruar kontroll fizik i fëmijëve të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mbetet i angazhuar për të ushtruar me paanshmëri, profesionalizëm dhe gjithnjë në respekt të ligjit funksionet e tij, me qëllim kryesor rikthimin e besimit të publikut te sistemi i drejtësisë.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here