Ministri Arben Ahmetaj zgjidhet zv.President i Bordit të Guvernatorëve të BERZH

0
839

 

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj është zgjedhur zëvendëspresident i Bordit të Guvernatorëve të BERZH. Votimi u bë gjatë punimeve të Takimit Vjetor të Bordit të Guvernatorëve dhe Forumit të Biznesit të BERZH në Jordani.

Takimi vjetor i BERZH ka në fokus investimet e Bankës në vendet ku operon, si dhe perspektiva e zgjerimit në rajonin e Afrikës Sub-Sahariane.

Në fjalën e tij, ministri Ahemtaj u ndal tek ecuria e ekonomisë shqiptare, dhe reformat e ndërmarra.

“Ekonomia shqiptare është në vitin e katërt të përshpejtimit të rritjes në 3.8%. Përpjekjet për konsolidim fiskal dhe rritja ekonomike, kanë qenë faktorë përcaktues për krijimin e vendeve të punës dhe uljen e pabarazisë. Papunësia tek të rinjtë në Shqipëri është më e ulta në rajon. Ne vlerësojmë rolin e BERZH në Shqipëri në një sërë projektësh të rëndësishme në infrastrukturë, energji, klimën e biznesit dhe financimin në bujqësi. Bypasset e Fierit dhe Vlorës, dhe hekurudha Tiranë-Durrës, me mbështetjen e BERZH, janë investime tejet të rënësishme për përmirësimin e infrastrukturës”, u shpreh ministri Ahmetaj.

Sakaq, kreu i Financave mbështeti propozimin e Bordit të Guvernatorëve të BERZH për të eksploruar mundësitë e shtrirjes në vende të reja në rajonin e Afrikës Sub-Sahariane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here