Negociatat, Rama mesazh Europës dhe Macron: Na detyroheni!

0
631

Nga Tirana në Ditën e Europës, kryeministri i Shqipërisë, përcolli një mesazh për Brukselin, dhe shtetet e mëdha europiane të cilat janë skeptike për çeljen e negociatave në qershor.

Edi Rama:  Ka njerëz në Europë politikanë që ngatërrojnë kërkesën tonë për çeljen e negociatave me anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Politikanë që kujtojnë se do jenë aty gjithë jetën, ndërkohë që ka shumë gjasë që kur të diskutohet anëtarësimi ata të gjithë të jenë duke shkruar kujtimet. 

Ajo që ne kërkojmë është vetëm pjesa e dytë të kurës. Nuk po kërkojmë të zëmë vend në tribunën vip të stadiumit të Europës. Ne jemi akoma në procesin për të kuruar të gjitha sëmundjet tona të trashëguara dhe për tu bërë gati me shëndet të plotë demokratik dhe institucional që të bëhemi pjesë dhe të hyjmë në atë stadium.

Kryeministri komentoi dhe deklaratën e presidentit të Francës Emanuel Macron i cili në fjalën e tij në Parlament tha se se nuk ka zgjerim të Bashkimit Europian pa thellim të unionit dhe reformim të tij. Rama foli për dy procese paralelisht, pra reformim të thellimit të BE-së dhe procesin e zgjerimit me vende të Ballkanit Perëndimor

Edi Rama:  Ne nuk mund të na mohohet kura. Nuk mund të na thuhet prisni se kemi ca halle të tjera. Secili ka hallet e veta në këtë botë. 

Nëse Presidenti Macron nënvizoi se duhet fillimisht thellimi i reformës në BE dhe pastaj zgjerimi ne jemi 100% dakord, vetëm se fjalisë i mungon pjesa tjetër, duhet thellimi i reformës në BE dhe thellimi i reformave në Ballkanin Perëndimor, paralelisht. 

Dhe kur BE ta bëjë thellimin e vet dhe ne thellimin tonë, pastaj ne jemi gati të flasim bashkimin tonë me njëri tjetrin një herë e përgjithmonë. 

Kjo është e gjitha dhe Europa, Gjemania, Franca, Holanda, po e po por dhe të gjitha vendet e tjera na detyrohen ne të na japin mundësi për thellimin tonë. Na detyrohen ne sepse i detyrohen vlerave, parimeve dhe vizionit që mishërojnë si vende, si lidershipe sot për Europën dhe besnikërisë që i detyrohen etërve themelues.

Mes etërve themelues të Europës nuk ka pasur asnjë shqiptar. Kanë qenë francezë, gjermanë, italianë. Në emër të atyre themeluesve nipërit e tyre që drejtojnë sot Europën duhet të çelin negociatat e Shqipërisë me BE.
 

Udhetimi permes ferrit

Duke përdorur një shprehje të popullit shqiptar, Rama tha se Europa na ka nxjerrë ujë të zi për 5 prioritetet dhe se përgatitja për hapjen e negociatave dhe më pas negociatat janë një udhëtim përmes ferrit.

 Përgatitja për të hapur negociatat, pastaj negociatat janë pa çmim, janë udhëtimi përmes ferrit për tia dalë për të pasur një shtet institucional dhe me pushtete të ndara sic thotë Kushtetuta. Nuk ka asnjë kurë tjetër për Shqipërinë e vendet tona veç kurës së rëndë të këtij procesi. Eshtë procesi më i vështirë, më i mundimshëm dhe po të doni më i pamëshirshëm por është i vetmi. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here