Shkarkimi i Hajdarmatajt, reagon Vasili: Kryeprokurorja, gjymtyrë e krimit qeveritar

0
521

 

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar pas shkarkimit të Besim Hadarmatajt nga detyra e kreut të Prokurorisë së Krimeve të Rënda me urdhër të Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, deputeti i LSI akuzon Kryeprokuroren Marku si një “gjymtyrë e krimit qeveritar”.

POSTIMI I PLOTE
Prokurorja e pergjithshme tashme gjymtyre e krimit qeveritar.

Prokurorja e pergjithshme shkallmon kryq e themel integritetin dhe paanesine e organit te akuzes duke e vene ate ne preherin e trafikanteve qeveritare.
Shqiperia nuk ka me prokurore te pergjithshme dhe reforma ne drejtesi eshte shnderruar ne nje antireforme rrenuese te besimit te qytetareve.

Veprimet e prokurores kamikaze perbejne sot shkelje te tmerrshme te ligjit me pasoje tronditjen e rende te sigurise publike dhe krijimit te nje prokurorie telekomanden e te ciles e ka ne dore krimi i organizuar dhe trafikantet.

Ne vend qe te coje perpara drejtesise trafikantet e qeverise dhe pergjegjesit e sabotimit te zbulimit te rrjetit te trafikut te 613 kg kokaine, prokurorja shkarkon prokuroret e afte dhe vendos qellimisht prokurore medioker dhe me rekorde negative qe trafikanteve t’jua bejne fushe me lule hetimin dhe kriminelet e trafikantet t’ja hedhin drejtesise pa ju hyre nje gjemb ne kembe.

Ky organ akuze eshte vene haptas kundra popullit dhe eshte bere njesh me armiqte e tij trafikantet dhe kriminelet.
Por duhet ta dine mire keta uzurpatore te prokurorise se POPULLI NUK FAL dhe gjykimit te tij nuk do t’i shpetojne dot kurre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here