Shkarkohet prokurori Besim Hajdarmataj i dosjes “Tahiri”

0
1737

Është larguar nga detyra e kreut të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj.

Hajdarmataj do të vijojë qëndrimin në Prokurorinë e Krimeve të Rënda por në pozicionin e prokurorit.

Në vend të tij kryeprokurorja Arta Marku ka komanduar prokuroren Donika Prela.

Prokurorja Prela, që prej muajit janar mbante detyrën e kryeprokurores në Prokurorinë e Durrësit.

Në një njoftim për mediat, Prokuroria e Përgjithshme  thotë se ky ndryshim në drejtim do të sjellë si rezultat ndjekje penale më të shpejtë dhe më të efektshme të çështjeve me përparësi të lartë.

“Prokurorja e Përgjithshme Marku njofton emërimin e Znj. Donika Prela si kreu i Prokurorisë për Krime të Rënda. Kemi besim se ky ndryshim në drejtim do të sjellë si rezultat ndjekje penale më të shpejtë dhe më të efektshme të çështjeve me përparësi të lartë. Ndjekja penale e krimit dhe korrupsionit mbetet prioriteti më i lartë për Kryeprokuroren Marku”.

Besim Hajdarmataj është njëri prej prokurorëve që heton dosjen “Habilaj-Tahiri”.

Ndërkohë dje u thirr për të marrë në pyetje Gentian Ceka, shofer i ish-Ministrit të Brendshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here