Shpërdoruan detyrën, merren masa disipinore ndaj mjekëve veteriner në Berat, Lezhë dhe Shkodër

0
599

Gjatë kontrolleve të vazhdueshme mbi therjen, transportimin dhe shitjen e bagëtive në vend, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është përballur herë pas here me shkelje flagrante të protokollit veterinar, nga veterinerë të bashkive.

Më konkretisht, nisur nga disa raste të evidentuara në Berat, Sarandë dhe Lezhë, ku mjeku veteriner i bashkisë, në shkelje të protokollit veterinar ka lëshuar çertifikatë për lëvizjen e kafshëve apo ka lejuar therje në thertore të bagëtive të pa matrikulluara, AKU ka vënë në dijeni Urdhërin e Mjekut Veterinar.

Urdhëri i Mjekut Veterinar, mbasi u njoh me rastet dhe faktet e paraqitura nga AKU, duke i vlerësuar këto shkelje si të rrezikshme për sigurinë e ushqimit në vend, ka reaguar menjëherë duke marrë masat e mëposhtme:

Zef Kovaçi , mjek veterinar, pranë Bashkisë Lezhë janë marrë masa disipinore me vërejtje me paralajmërim për një periudhë 6 mujore

Znj. Fiqerete Dhima, pranë Bashkisë Sarandë u mor masa disiplinore, vërejtje me shkrim për një përiudhë 6 mujore.

Marjus Daja pranë bashkisë Berat u morën masat disiplnore me vërejtje me paralajmerim për një periudhe 6 mujore si dhe gjobë 50 000 lekë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here