Prej korrikut të këtij viti, qeset plastike do të hiqen nga qarkullimi. Për subjektet që shkelin ligjin do të ketë ndëshkime të ashpra, që po rishihen me ndryshimet që ministria e mjedisit dhe turizmit po i bën vendimit të këshillit të ministrave të 2012-es.
Qeset që do të lejohen të përdoren duhet të kenë shenja të qarta identifikuese.
Ambalazhi plastik klasifikohet si një ndër ndotësit kryesor të mjedisit dhe është tejet i vështirë për tu biodegraduar. Ministria e Turizmit i ka ftuar qytetarët që të refuzojnë këtë lloj shërbimi, ndërsa biznesit do t’i lihet dy muaj kohë të marrë masa. Pas kësaj fushate ndërgjegjesuese edhe këtu do të nisë aplikimi i gjobave.