Eugent Bushpepa ia ka dalë që të sigurojë një vend në finalet e 12 majit të Eurovision 2018 që zhvillohen në Lisbonë të Portugalisë. Pas tri vitesh mungesë në finale të shtetit shqiptar, kënga “Mall” e interpretuar nga këngëtari Eugent Bushpepa ka arritur të sigurojë votat e duhura për tu kualifikuar në natën finale.

Në performancën e tij ai u shoqërua nga instrumentistët Denis Hima, Gerti Hima dhe Besnik Nikolli, si dhe back vocalistet Erinda Agolli e Greta Radovani. Kënga “ Mall” u prit me ovacione nga publiku i pranishëm në mbrëmjen e parë të gjysmëfinales së Eurovision. Në finale ka kaluar edhe këngëtarja tjetër shqiptare, Eleni Fureira, e cila përfaqëson Qipron. Po ashtu në finale është edhe Ermal Meta që përfaqëson Italinë.

Hera e fundit kur Shqipëria ka prekur finalen para kësaj, ka qenë në vitin 2015 me këngën “I’m Alive” , interpretuar nga Elhaida Dani, e cila u rendit në vendin e 17-të.

LEAVE A REPLY